Lajmet e fundit

Mesfushori i Real Madridit, Brahim Diaz, mbrëmë realizoi golin e fitores ndaj Leipzigut në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo ai nuk e ka harruar ish-klubin e tij, Milanin, ku kishte qenë i huazuar për tre vjet.
“Më lini ta falënderoj Milanin. Ishte hap vendimtar për mua”, ka thënë Diazi për Sky Sports pas ndeshjes.
“Isha shumë i lumtur atje, ende e përcjell Milanin dhe do t’i përcjell gjithmonë – më shpesh flas me Theo Hernandezin se me familjen time”.
“Jam shumë i lumtur te Reali tani, fokusi im është që ta bëj më të mirën këtu”.