Lajmet e fundit

Bradley Cooper e ka vënë në pah anën e tij të brendshme të Gordon Ramsey në trajllerin e ri të filmit Burnt, transmeton Klan Kosova.
Aktori e luan rolin e kuzhinierit kokëfortë Adam Jones, i cili përpiqet të krijojë trashëgiminë e tij të gastronomisë në filmin e drejtuar nga John Wells.
Karakteri i Cooper në këtë trailler shihet duke u përpjekur për të rekrutuar staf për restorantin e tij të ri, në kërkim të vendeve të pamundura për inspirim.
Me Cooper po ashtu në film paraqiten edhe aktorët: Sienna Miller, Emma Thompson, Daniel Bruhl, Jamie Dornan, Uma Thurman, Lily James dhe Matthew Rhys.
Cooper dhe Miller vitin e kaluar janë parë gjatë xhirimeve jashtë Burger King në Leicester Square të Londrës.
Premiera e filmit Burnt do të jepet më 23 tetor në SHBA, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar më 6 nëntor.