Lajmet e fundit

Bradley Cooper duket se ka zbuluar instinktet prej babai.
Aktori 41 vjeçar dhe e dashura e tij, Irina Shayk janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, derisa Shayk nuk e ka ndalur as shtatzënia që të vazhdojë punën e saj në Europë, derisa Cooper është bërë më mbrojtës ndaj saj.
“Ai është parë duke e dërguar atë në aeroport dhe duke e “mbytur” në puthje derisa ajo lëviz nga një obligim i punës në tjetrin. Ata janë një çift shumë i ëmbël”, ka thënë një burim, transmeton Klan Kosova.
I njëjti burim ka thënë se pavarësisht që të dy janë shumë të angazhuar me karrierën e tyre, dhe kjo bën që ata të kalojnë pak kohë me njëri tjetrin, ata mbështesin po prapë njëri-tjetrin fuqishëm.
“Ata kalojnë kohë edhe me familjet e tyre përkatëse, sidomos pasi babai i Bradley ka ndërrruar jetë dhe mamaja e tij jeton me të në Los Angeles”, thuhet të ketë thënë burimi i afërt me çiftin.
Nëna e Cooper dhe modelja Shayk janë parë që kalojnë kohë së bashku dhe kalojnë mirë me njëra-tjetrën.
“Irina dhe nëna e Bradley kalojnë kohë edhe pa vetë Bradley, ato dalin në shëtitje së bashku ose bëjnë pazare dhe drekojnë bashkë”.
Modelja ruse është poashtu e afërt me nënën e saj, e cila shpesh udhëton me të në udhëtime pune.