Lajmet e fundit

Bradley Cooper është duke jetuar momente të lumtura me ish dashurinë e Cristiano Ronaldos, modelen e bukur Irina Shayk duke kaluar një pushim së bashku.
Ata janë duke qëndruar në Capri të Italisë.
40 vjeçari, Bradley dhe 29 vjeçarja, Irina kanë qenë shumë të angazhuar të dy në karrierat e tyre personale, transmeton Klan Kosova.
Ata u takuan në maj derisa të dy ishin ndarë nga lidhjet e tyre afatgjata, Bradley me modelen 23 vjeçare, Suki Waterhouse dhe Irina me futbollistin e njohur, Ronaldo.
Vajza e Sports Illustrated duket shumë e lumtur në krahët e yllit të “Hangover”, Bradley i cili edhe ishte votuar si mashkulli më seksi.