Lajmet e fundit

Bradley Cooper ka dalë në mbështetje të koleges së tij aktore Jennifer Lawrence, pasi që ajo ka folur rreth jo barazisë së pagesave në mes të gjinive në Hollywood, transmeton Klan Kosova
Lawrence në fillim të kësaj jave ka qenë pjesë e një artikulli, duke e ngritur zërin rreth këtij fenomeni në American Hustle.
“Nuk mërzitem me Sony. Mërzitem me vetveten. Nuk dua të dukem si e vështirë apo e llastuar. Në fillim dukej si një gjë e rregullt, derisa nuk e pash listën e pagesave në internet dhe e kuptova që secili mashkull me të cilin punova, përfundimisht nuk u shqetësua aspak nëse bëhej i vështirë ose i llastuar”, ka deklaruar ajo.
Cooper, i cili luajti me të në filmin e famshëm American Huslte, është pajtuar me mendimin e Lawrence në një intervistë me ET.
“Ekziston një standard i dyfishtë në tërë botën, kjo është e sigurt, dhe ky është vetëm një aspekt”, ka thënë ai.