Lajmet e fundit

Para se ta kuptoni, Bradley Cooper dhe Irina Shayk do të bëhen prindër.
Të dy kanë festuar këtë ndjenjë të re për ta, me një festë për foshnjen akoma të palindur apo siç njihet ndryshe “baby shoëer”.
Një burim i afërt me çiftin ka bërë të ditur se në festën e tyre ishin të pranishëm shumë familjarë dhe miq të të dyve.
“Bradley po qëndronte pranë të ëmës së tij për tu siguruar që gjithçka po shkon mirë. Ai është i relaksuar” ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Ky burim nuk ka bërë të ditur gjininë e foshnjes që do të vijë në familjen Cooper, ashtu si nuk e kanë bërë të ditur as vetë çifti.
Në muajin nëntor të vitit 2016 u bë publik lajmi se Irina është shtatzënë. Gjatë tërë kësaj kohe duket se Bradley është treguar shumë i dashur.
“Bradley është përkujdesur për të tërë kohën, dhe është shumë i lumtur për krejt këtë eksperiencë, ai mezi pret të shkojë të mjeku për ta parë foshnjen në eko. Irina në ndërkohë dëshiron akoma më shumë fëmijë”, thotë burimi i njejtë.