Lajmet e fundit

Brad Pitt është fotografuar me magjistarin Dynamo me të cilin u takua të mërkurën në O2 Arena në Londër, Angli.
Aktori 52 vjeçar u takua me të prapa skenës, duke i dhënë edhe një autograf atij dhe fëmijëve të tij, transmeton Klan Kosova.
Dynamo e postoi fotografinë në llogarinë e tij në Instagram duke thënë: “Së bashku me legjendën Brad Pitt prapa skenës pas performancës sime”.
Brad aktualisht është duke e filmuar filmin e tij të ri “Five Second of Silence” në këtë qytet.