Lajmet e fundit

Aktori i njohur, Brad Pitt ka marrë një dhuratë të bukur për ''Ditën e Babait'' duke kaluar kohë me fëmijët e tij.
Kjo ishte surprizë nga ana e Angelina pas gjithë debatit që po bëhet mes tyre për kujdestarinë e fëmijëve, përcjellë Klan Kosova.
Të gjithë qëndruan në shtëpinë e Brad Pitt në Los Angeles të shtunën në mëngjes duke u kthyer më pas te mamaja e tyre për të bërë një udhëtim drejt Etiopisë.
‘Lufta’ mes Angelina dhe Brad duket se është drejt fundit, pasi ky i fundit i është nënshtruar terapisë dhe është në gjendje shumë të mirë.
Ndërkohë, vazhdojnë të jenë në gjyq për kujdestarinë e 6 fëmijëve, të cilët kanë qëndruar me Angelinën gjatë gjithë kësaj kohe, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.