Lajmet e fundit

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë martuar muajin e kaluar pas përfundimit të martesës 10 vjeçare të kësaj të fundit me aktorin e famshëm Brad Pitt.
Por një dhuratë e papritur ka arritur në adresën e çiftit që nuk ishte krejt e zakonshme.
Duket se aktori Brad Pitt i ka dërguar ish – bashkëshortes një vazo kristali të mbushur me lule luledielli ditën e dasmës, shoqëruar me një karolinë urimi ku shkruhej:“Urime! Të trashëgoheni!" ka thënë një burim i afërt me çiftin, transmeton Klan Kosova.
Por sipas mediave rozë, kjo dhuratë nuk është pritur mirë nga bashkëshorti aktual i Jennifer Aniston madje ai është nervozuar shumë me këtë gjest.
Ndërsa është raportuar se Brad dhe Jennifer nuk kanë pasur kontakte me njëri tjetrin për shumë kohë.