Lajmet e fundit

Brad Pitt ka nënshkruar dokumente të reja, dhe është gati përmbylljes së marrëveshjes për divorc me ish gruan e tij Angelina Jolie.
Në dokumentet të cilat i ka siguruar CNN, Pitt thotë se gruaja e tij është e determinuar që t’i injorojë të gjitha standardet të cilat lidhen me interesin e fëmijëve të tyre.
Pitt citon se Jolie nuk ka mekanizëm të vetë-kontrollit, kur vjen te plasimi i informatave për fëmijët e tyre në publik.
Aktorët e famshëm, po luftojnë ashpër me njëri tjetrin për kujdestarinë e fëmijëve.
Deri më tash, Jolie është gati të marrë kujdestarinë e plotë të fëmijëve, ndërsa Pitt do ta ketë të drejtën t’i vizitojë ata nën mbikëqyrje.