Lajmet e fundit

Aktori Brad Pitt e aktorja Angelina Jolie ka disa muaj që kanë treguar se janë ndarë.
E si duket Pitt tani ka filluar të kontaktojë me ish gruan e tij, Jennifer Aniston, transmeton Klan Kosova.
Sipas një burimi të revistës Us Weekly, dyshja që kanë qenë të martuar për pesë vite për tu ndarë në vitin 2005 kanë filluar të kontaktojnë tani.
“Ata kanë filluar të flasin dhe ai ia ka uruar ditëlindjen”, ka thënë ky burim.
Ylli i filmit Allied, thuhet të ketë besim të plotë tek ish gruaja e tij, dhe i ka treguar haptas për problemet e tij.
“Brad i ka treguar asaj që po kalon në një kohë të vështirë që nga ndarja dhe kanë folur edhe për të kaluarën e tyre”.