Lajmet e fundit

Ai është pjesë e industrisë së showbizit për disa dekada.
Brad Pitt do të nis një udhëtim të ri kinematik dhe kompania e tij e produksioinit siç duket ka marrë të drejtat për realizimin e një filmi që ka në qendër hetimin e New York Times për ngacmimet seksuale kundër Harvey Weinstein.
“Plan B Entertainment” është bashkuar me “Annapurna Pictures” të Megan Ellison, për një dramatizim të prapaskenave se si u publikua shkrimi ku akuzohet producenti i fuqishëm i Hollywood për sjellje të këqija seksuale.
Interesi i Pitt për të realizuar këtë film mund të ketë lidhje me incidentin e vitit 1995, kur e dashura e tij e asaj kohe, Gwyneth Paltrow, kishte pranuar se ishte ngacmuar nga producenti.
Sipas burimeve të People, Brad i kishte thënë ashpër Wenstein-it se nuk do të kishte gjasë që t’ia bënte serish një gjë të tillë Gwyneth.
