Lajmet e fundit

Brad Pitt dhe Marion Cotillard e kanë rolin e zyrtarit të inteligjencës Max Vatan dhe luftëtares së Rezistencës Marianne Beausejour në këtë foto,e cila është shkëputur nga filmi i tyre i ardhshëm “Allied”.
Filmi flet për historinë e Vatan, i luajtur nga Pitt, i cili në vitin 1942 në Afrikën e Jugut ballafaqohet me luftëtaren franceze Marianne Beausejour, e portretizuar nga Cotillard, në një mision vdekjeprurës prapa linjave të armikut, transmeton Klan Kosova.
Të ribashkuar në Londër, marrëdhënia e tyre kërcënohet nga presioni ekstrem i luftës.
Ky film, në të cilin po ashtu luajnë edhe Lizzy Caplan dhe Matthew Goode, do të dalë në kinema me 23 nëntor.