Lajmet e fundit

Dokumentari i tij "Hitting The Apex", pritet të dalë në kinema brenda disa ditëve, transmeton Klan Kosova.
Dhe Brad Pitt rikujtoi dashurinë e tij për gara duke marrë pjesë në garën MotoGP në Silverstone në Northamptonshire të Anglisë, të dielën, bashkë me djalin e tij Knox.
Ai bashkë me djalin e tij e shikuan ndeshjen nën një mbulesë të shiut. Djali i tij Knox kishte vendosur mbrojtës në vesh në mënyrë që të mbrohej nga zhurma e motorëve.
Pasi gara kishte mbaruar ata shkuan për ta uruar Valentino Rossin, i cili kishte dal i pari.


