Lajmet e fundit

Deputeti Erion Braçe ka debatuar fort me opozitën sot në parlament ku po diskutohet ligji i rëndësishëm i koncesioneve.
Braçe ka sulmuar opozitën lidhur me koncesionet duke thënë se kanë dhënë një koncesion me vlerë 260 milionë euro për vetëm 490 lekë të reja.
Për ta “ilustruar” këtë Braçe kishte marrë me vete një Red Bull dhe Dy Bake Rolls duke thënë se kaq vlente koncesioni i tyre prej 260 milionë eurosh./Mapo.al