Lajmet e fundit

Gabimi në prodhimin e 156 mijë pasaportave biometrike, i ndodhur në vitet 2009-2010, ka një kosto që arrin në 11.3 milionë euro. Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se për rastin në fjalë duhet të mbajë përgjegjësi penale ish-ministri i Brendshëm në atë kohë, Lulzim Basha. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Braçe shkruan se nuk bëhet fjalë për një gabim të thjeshtë teknik, por për “shkelje ligji”, “shpërdorim detyre” dhe “dëm ekonomik”, për të cilat faji është i ish-drejtuesve të asaj kohe dhe ai nuk duhet të rëndojë në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Postimi i deputetit Braçe
Gabim teknik në pasaporta?!
Jo! Është "shkelje ligji" dhe vlera arrin deri në 11.3 milionë euro!!
Ndodhi në prill 2009- korrik 2010 dhe ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha!!
C’domethënë "gabim teknik"?
Është arsye? Është ndjesë? Çfarë kuptimi ka juridikisht?
Ligji ka qenë shumë i qartë;
Për shtetasit nën moshën 16 vjeç, vlefshmëria e pasaportës është 5 vjet!!
Çdo veprim i ndryshëm nga ky është shkelje e ligjit;
Për ata që e kanë pasur nën përgjegjësi prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportës është po:
"shkelje ligji", "shpërdorim detyre", "dëm ekonomik" etj.
A e dini sa është vlera?
Me çmimin 6.000 lekë të reja, për 156 mijë pasaporta, vlera arrin në 6.6 milionë euro!!
Por mes të dëmtuarve janë shumica fëmijë emigrantësh; ata për fat të keq vihen me vonesë në dijeni dhe mundësinë e vetme e kanë kur vijnë në atdhe. Për të gjithë ata që duan një procedurë të përshpejtuar, me çmimin 15.000 lekë të reja, për vetëm gjysmën e 156 mijë pasaportave, vlera e plotë e dëmit arrin në 11.6 milionë euro!
E shihni që "gabimi teknik" nuk është një llaf goje?!
"Shkelja e ligjit" ka ndodhur në periudhën prill 2009- korrik 2010; kur ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha; kompania nën kontrate ka qenë e njëjta, Aleat
Kushtet në të cilat ka operuar kanë qenë të njëjtat; monopol!
Me një ndryshim të vogël;
Çmimi i paracaktuar në mars 2013 (nga qeveria “Berisha”) në rinovimin e kontratës me të njëjtën kompani, është rritur!!
Janë shumë para për të folur për "gabim teknik"!!
Duhet përgjegjësi penale!!
Natyrisht edhe civile;
S’ka përse të paguajë gjithnjë qytetari për gabimet skandaloze të administratës dhe kontraktorëve të saj!!
Shekulli Online