Lajmet e fundit

Deputeti socialit, Erjon Braçe ka reaguar ndaj deklaratës që Partia Demokratike bëri kundër tij, pasi ai komentoi një intervistë të zonjës Doris Pack. Braçe ndihet shumë i indinjuar nga gjuha e përdorur nga PD. Ai thotë se nuk do ta çojë vetën kurrë që të përgjigjet me të njëjtën monedhe, por kërcënon hapur kryetarin Basha dhe ish –kryeministrin Berisha.
Më poshtë reagimi i plotë dhe i ashpër i Erjon Braçes
Kjo eshte Partia Demokratike, anëtare me të drejta të plota e Partive Popullore Evropiane; Më pelqen pa fund kur i krijoj mundesinë të jetë identitare,
GJIRIZ PUBLIK!!
"Uturak", "kanal i ujrave të zeza" "tartabiq politik"- sapo i lexova në një deklarate të PD adresuar ndaj meje. Ju paskam fyer dinjitetin e pasionares Doris dhe, janë shfaqur te tille, ne fakt ky nivel banal eshte. Nuk di nese e ka shkruar ai djali i krehur dhe i vajisur apo tutori i tij plak, domethene simotra e Dorisit qe, uji i zi, ja ka kthyer gojen ne legenin me te piste publik qe ka ky vend.
Por ç’rendesi ka;
Sali e Lulzim, pertej gjirizit ku jeni strehuar, nuk do ta leshoj veten kurre deri atje, nuk do tu ndjek deri aty, do vazhdoj te rri ketu lart duke ju mundur sic nga 1996-ta e deri me sot, pa vjedhur, dhunuar e pa vrare, sic ju, dy keqberesit me te medhnj ne kete vend i keni bere me shqiptaret. Tartabiqja eshte nje insekt-parazit i grupit te rriqnave qe shpesh thith gjak, jeni tamam te "kesaj familje", por; Ju te dy nuk keni ato permasa, jeni me te medhenj, ju jeni te vetmit ne kete vend pas fashizmit qe keni vrare njerez ne mes te bulevardit duke u kenaqur me gjakun!
Jo si te forte por si bythecet me te medhenj te ketij vendi! Grupimi i Partive Popupullore Evropiane, kurre, po kurre nuk mund te amnistoje kete gjak; Per vrasje gjykohesh ne cdo kohe, ne cdo moshe, sic ai Pinoceti./Lapsi.al