Lajmet e fundit

Jan Braathu ambasadori i Norvegjisë në Kosovë së bashku më gratë deputetet të Paralementit e kanë vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
Në këtë qendër janë të integruara gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ka qenë një takim shumë emocionues, kjo shtresë e shoqërisë meriton përkrahje maksimale nga shoqëria. Se për këto gra lufta nuk ka përfunduar”.
Blerta Deliu deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se i është gëzuar lajmit se komuna e Drenasit ka ndarë një hapësirë për këto gra që të zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore.
“Në vazhdimisht do të kërkojmë drejtësi që ata qe kryen krime në Kosovë të dalin para drejtësisë”.
Kadire Tahiraj përfaqësuesja e kësaj qendre tha se ndihen mirë pas vizitës që ju bën ambasadori dhe deputetet.
“Ne patëm mundësi të ju tregojmë sfidat me të cilat përballen gratë e dhunuara të luftës”.
“Në këtë qendër trajtohen mbi 100 gra ku për shumicën prej tyre familjarët nuk e dinë që ato vijnë të trajtohen në këtë qendër për shkak të stigmatizimit të shoqërisë”.
“Në këtë qendër gratë trajtohen për të kryer punë të ndryshme në tekstil, përveç trajtimeve psikosociale ku qëllimi është që këto gra nga statusi i viktimave të marrin ndonjë status tjetër në shoqëri ku kanë mundësi të punojnë dhe komunikojnë me njerëz”.
Kryetari i komunës i ka ndarë 300 metra katror hapësirë në objektin e vjetër të komunës së Drenasit për këtë organizatë të grave.
Ndërsa edhe ambasadori Braathu ka thënë se do t’i ndihmojnë kësaj kategorie, por pa specifikuar saktësisht çka do të ju ndihmojnë.