04.05.2019 · përditësuar para 2625 dite1 min lexim
Askush nuk dëshiron të publikojë autobiografinë e Woody Allen.
Botuesit e mëdhenj kanë refuzuar të lidhin kontratë me regjisorin pasi nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre. Refuzimi ka nisur pas lëvizjes Me Too, ku jo vetëm kolegë nuk kanë pranuar të punojnë më me të, por edhe Amazon për të njëjtën arsye nuk i shpërndan më filmat e regjisorit aq të lakmuar të Hollivudit.
“New York Times” shkruan se shkak është bërë rishfaqja e akuzave të vjetra për ngacmim seksual ndaj vajzës së adoptuar të regjisorit. Vitin e kaluar Woody Allen propozoi një memoar – i cili është një histori e jetës së tij, ndryshe nga autobiografia, e cila është historia e jetës, por botuesit e mëdhenj, sipas gazetës e refuzuan, madje pa e lexuar, dorëshkrimin e Allenit që kishin marrë nga agjenti i tij.
Disa kanë përdorur fjalën “toksike” për të përshkruar rrezikun për të punuar me Allen në këtë moment: jo vetëm për çështje etikë, por edhe për rrezikun e një dështimi të madh tregtar, shkruan lapsi.al
Në mes të lëvizjes feministe #MeToo, Allen ishte kritikuar për mbrojtje pjesërisht të ish-regjisorit Harvey Weinstein, ndërsa akuza e vjetër për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, ishte rishfaqur.
Woody Allen kurrë nuk ka shkruar një autobiografi; në vitin 2003 ai ishte gati të lidhë një marrëveshje me shtëpinë botuese Penguin për 3 milionë dollarë, por përfundoi duke kërkuar më shumë para dhe pakti dështoi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.