Lajmet e fundit

Ministria e mjedisit në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, ka marrë në mbrojtje gjashtë raca të pëllumbave që kultivohen në Kosovë.
Meraklite e këtyre e kanë mirëpritur këtë vendim, ndërkaq kryetari i komisionit për standardizim Fatos Islami tha se tash Kosova do të njihet ndërkombëtarisht me pëllumbat e saj.
Kurse në Ministrinë e Mjedisit, thanë që qëllimi ka qenë që këto raca të mbrohen sikur autoktone të Kosovës e mos të përzihen me të rajoneve tjera.