Lajmet e fundit

Një studim ri tregon se për cilat dukuri frikësohen më së shumti njerëzit në botë.
Njerëzit pothuajse nëpër gjithë botën, janë pyetur që t’i rangojnë disa prej çështjeve më bazike globale të cilat i shqetësojnë më shumë, transmeton Klan Kosova.
Ky studim është kryer nga Qendra Kërkimore Pew, dhe është është propozuar në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që ishte mbajtur dhjetorin e kaluar në Paris.
Ky hulumtim ka filluar për të matur “përceptimet e njerëzve për sfidat ndërkombëtare”, nga vendi në vend.
Hulumtimi që ka filluar në mars të këtij viti, kanë marrë përgjigjjet e më shumë se 45 mijë personave.
Ngrohja Globale
Sipas përgjigjjeve të njerëzve nga 40 vendet e botës, ngrohja globale është frika dhe shqetësimi i tyre më i madh.
Në total, 46 përqind të njerëzve e kanë ranguar ngrohjen globale si frikën e tyre më të madhe.
Jo stabiliteti ekonomik
Njerëzit nga shteti afrikan Ghana, kanë vlerësuar se më së shumti frikësohen nga jo stabiliteti ekonomik.
Tensionet me Rusinë
Një prej çështjeve që më së shumti e shqetëson botën është edhe tension me Rusinë.
Nuk është surprizë që 62 përqind ukrainas janë më të shqetësuarit nga konfiktet me Rusinë.
Programi bërthamor i Iranit
30 përqind të popullsisë botërore janë të shqetësuar nga program atomik Iranian.
53 përqind izraelitë e kanë vlerësuar si shqetësimin më të madh të tyre rrezikun nga kjo çështje.
Sulmet kibernetike
Një në tre njerëz nga Korea dhe Amerika, janë të frikësuar nga sulmet kibernetike.
Por vetëm 4 përqind ukrainas janë shprehur të shqetësuar rreth këtyre sulmeve.
Mosmarrëveshjet territoriale me Kinën
Izraeli, Ukraina dhe Rusia janë shprehur se nuk e kanë fare këtë shqetësim, mirëpo rreth 10 përqind të njerëzve në botë e kanë ranguar këtë si një çështje shumë serioze.