Transmetimet e ndeshjeve të NBA në Artmotion për këtë javë përmbyllen të dielën nga ora 20:00 me ballafaqimin Boston – Phoenix.
Të dyja skuadrat kanë bilanc identik këtë sezonë. Celtics momentalisht renditet në pozitën e katërt në Perëndim ku pas 21 ndeshjeve të zhvilluara ka arritur 12 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Suns në Lindje është në vendin e pestë poashtu duke triumfuar 12 herë dhe pësuar 9 disfata.
20:00 BOSTON – PHOENIX ART SPORT 1
Përderisa Bostoni është në kërkim të fitores së tretë në pesë ndeshjet e fundit, Phoenix Suns ka si objektiv ta vazhdojë serinë pozitive të rezultateve pasi ka arritur 4 fitore në 5 ballafaqimet e zhvilluara së fundmi.
Në 4 duelet e fundit ndërmjet Celtics dhe Suns, secila skuadër i ka nga dy fitore, ndërsa dueli i fundit i zhvilluar më 26 korrik të vitit të kaluar kishte përfunduar me rezultat 117:113 në favor të Bostonit.
Kjo është përballja e parë ndërmjet këtyre skuadrave këtë sezonë, ndërsa bilanci i njëjtë bën që ky ballafaqim të jetë rivalizues dhe shumë interesant për t’u ndjekur.
Duhet theksuar se për këtë ballafaqim Boston, për shkak të lëndimeve, nuk do t’i ketë në dispozicion Romeo Langford, Marcus Smart, Jaylen Brown, ndërsa tek Phoenix për të njëjtat arsye mungojnë Cameron Payne, Dario Saric, Abdel Nader dhe Jae Crowder.
Boston Celtics, 5-shja e mundshme startuese:
Thomson, Williams, Tatum, Theis, Wallker
Phoenix Suns, 5-shja e mundshme startuese:
Kaminsky, Bridges, Ayton, Paul, Booker
Kush do ta fitojë këtë përballje, Boston apo Phoenix, këtë do ta kuptojmë të dielën duke filluar nga ora 20:00 ekskluzivisht në Art Sport 1.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.