Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Shqipërisë, maqedonisë dhe malit të Zi do të marrin pjesë në takimin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Ëestern Ballkan 6”, që do të zhvillohet sot në Sarajevë.
Në këtë takim, ku do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.
Ky takim, mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë, transmeton Klan Kosova.