Lajmet e fundit

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak Emilia Rexhepi me një delegacion, ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe anëtarët e bordit të kësaj aleance
Rexhepi gjatë takimit kërkoi nga udhëheqja e AKB-së që të gjejnë mundësine e sjelljes së investitorëve edhe nëpër rajonet ku jeton komuniteti boshnjak.
Deputetja shtoi se komuniteti boshnjak i integruar në shoqërinë kosovare pret që përmes investimeve të rritet punësimi i këtij komunimiteti dhe të hiqen dilemat se këta mund të gjejnë diku më mirë se në Kosovë.
Nga ana e tij, kreu i AKB-së, Agim Shahini falënderoi deputeten për kontributin e dhënë në kuvend dhe po ashtu edhe për kontributin e dhënë nga komuniteti bohsnjak për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.