Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka filluar debatin me deputetët gjermanë rreth lejimit apo jo të dhënies së një shume tjetër në vlerë prej 86 miliardë eurosh, për nxjerrjen e Greqisë nga kriza.
Një fjalinë e saj hyrëse, Merkel paralajmëroi deputetët se po nuk e mbështetën këtë plan-shpëtimi, do të ndodhë një “kaos i paparashikuar”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjithsesi, marrëveshja pritet të kalohet, përkundër faktit që opozita e majtë dhe disa anëtarë konservativë të partisë së saj mund të kundërshtojnë.
Përndryshe, në parlamentin grek veçse janë votuar kushtet që duhet të përmbushte Greqia, për të arritur më pas marrëveshjen.