Gabriel Bortoleto është shpallur të dielën kampion bote në kategorinë Formula 3 që u zhvillua në Itali.
Braziliani përfundoi në shtegun Monza në vendin e 5-të që i mjaftoi për ta fituar titullin e më të mirit në këtë kategori përcjell klankosova.tv.
Ai në total këtë sezon i grumbulloi plot 164 pikë me ekipin Trident.
E garën për shpërblimin e madh të Italisë e fitoi britaniku Jonny Edgar me ekipin MP Motorsport nën përcjelljen e automjetit të sigurisë pas shumë aksidenteve.
Pozita e dytë i takoi bashkëvendësit të tij Zak O’Sullivan që sezonin në Formula 3 e përfundon si nën kampion.
Teksa i treti në podium u ngjit Taylor Barnard duke arritur që për herë të tretë sivjet të marr medalje.
Ndërkohë te konstruktorët kampion doli ekipi italian Prema Racing 327 pikë, 21 më shumë se Trident që doli i dyti.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.