Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor nuk është e mirë.
Ai në një konferencë për media para se të fillojë takimi i Këshillit të Bashkimit Evropian ka thënë se situatë jo e mirë është në Bosnje Hercegovinë si dhe në dialogun Kosovë-Serbi.
"Situata në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ka tendenca që cenojnë unitetin e vendit dhe pengojnë zhvillimin e tij në rrugën drejt Bashkimit Evropian".
"Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, gjithashtu. Dhe në përgjithësi, situata në Ballkan, e cila nuk është veçanërisht e mirë",ka thënë Borrell, transmeton Klankosova.tv.