Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell ka shkruar të shtunën se Rusia është e shkëputur nga BE-ja.
"Rusia po shkëputet nga BE. Regjimi i Putinit po përdor çdo mjet duke përfshirë dezinformimin për të siguruar mbijetesën e tij", tha Borrell në Twitter, duke ndarë një pjesë të fjalimit të tij para dy ditësh, njofton Klan Kosova.
Në fillim të shkurtit, shefi i politikës së jashtme të BE-së vizitoi Moskën për të diskutuar mbi trajtimin e Rusisë ndaj kritikut të Kremlinit Alexey Navalny.
Në këtë vizitë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov shfrytëzoi rastin për të akuzuar udhëheqësit e BE-së për gënjeshtra në lidhje me helmimin e Navalny.
Ministria e Jashtme e Rusisë të premten kritikoi edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se ka përpjekje për të përshpejtuar normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës, gjë që e cilësoi si shkatërruese.
Kjo deklaratë po ashtu bie në kundërshtim me politikën e BE-së që po synon të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një zgjidhje sa më shpejt dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Union.
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1365572376834924553?fbclid=IwAR1yFL_cAl8pV26aj0r3Vq09Qzfd8QC2OY1hZgDf5YkqugIJWtfMFfZUE4g