Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se BE-ja duhet të përfshihet më shumë si një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të angazhojë një përfaqësues special për dialog.
Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, Borrell tha se lëvizja drejt Evropës do të kërkonte punë të vazhdueshme për normalizimin gjithëpërfshirës me Kosovën, dhe se ai ishte personalisht i përkushtuar për të ndërmjetësuar këtë dialog, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.
"Nuk varet nga ne të vendosim se cili do të jetë rezultati specifik. Kjo do të vendoset nga Kosova dhe Serbia. Por ne duhet të jemi më të përfshirë në ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve", tha ai.
Borelj shtoi se perspektiva evropiane e Serbisë varet nga kjo./klankosova.tv/.