Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka theksuar se e ka këshilluar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të mos dorëhiqet, pavarësisht se vendi nuk arriti dot të marrte një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“I thashë kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtrojë dorëheqjen”, ka deklaruar mbrëmë pas takimit të liderëve evropian në Bruksel, Borissov.
Ai tha se mbi këtë temë ka folur gjatë me Zaevin, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.
“Kisha një bisedë të gjatë me te dhe i thashë që të mos parashtroj dorëheqjen”, tha Borissov.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.