Lajmet e fundit

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të vizitojë të enjten Kosovën.
Lajmi për ardhjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
"Të enjten, më 10 nëntor 2016, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta presë sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditëshe”, ka njoftuar MPJ, transmeton Klan Kosova.