Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds, po planifikojnë të martohen verën e vitit të ardhshëm.
Çifti u ka dërguar ftesa familjes dhe miqve për t'i informuar ata se, ceremonia do të zhvillohet më 30 korrik, raporton The Sun, përcjell Klan Kosova.
Vendodhja e dasmës po mbahet sekret ndërsa është raportuar që shpenzimet do t’i mbulojë vet Johnson.
Kjo do të jetë martesa e tretë e kryeministrit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.