Bora e cili ra gjatë natës në disa komuna të Serbisë perëndimore, ne Ivanjica dhe Prijepolje ka shkatërruar investimet e shumë fermerëve, ndërsa në Nova Varosh ne mëngjes temperatura arriti nën minus njofton Blic.rs, njofton Klan Kosova.
Në qytetet me lartësi rreth 1000 metra, trashësia e borës ka arritur deri në pesë centimetra, ndërsa në vende si Murtenica dhe Javor ka borë me trashësi edhe dhjetë centimetra.
Por, sipas Blicit bora në këtë kohë të vitit nuk është befasi.
Edhe dy vjet më parë, më 15 maj, kishte rënë 25 centimetra dëborë, dhe në fillim të prillit të vitit të kaluar po ashtu kishte rënë pothuajse gjysmë metër ku ishin bllokuar shumë fshatra malore për disa ditë rresht.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.