Lajmet e fundit

Bora e cila ka mbuluar Evropën veriore ka bërë që të anulohen shumë fluturime dhe të shkaktohen vonesa në fluturim në aeroportin Schiphol , në aeroportin e Holandës dhe të Brukselit, transmeton Klan Kosova.
Gati 300 fluturime u anuluan në Schiphol, ndërsa aeroporti i Brukselit u anuloi 50.
Udhëtarët janë këshilluar të kontrollojnë përditësimet e fluturimeve në shtëpi, para se të nisen për në aeroport në mot të keq.
Në Gjermani, bora e madhe ka shkaktuar shumë përplasje veturash dhe bllokime të trafikut, si dhe vonesa në tren.
Më shumë se 300 fluturime u anuluan të dielën në aeroportin e Frankfurtit, i cili është më i ngarkuari në Gjermani.
Në 32 rajone të Francë u shpall situatë emergjente, pasi stuhitë goditën zonat bregdetare.

