Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për gjendjen e rrugëve të Prishtinës pas rëniës së borës sot kryeqytet dhe në disa vende të tjera të Kosovës.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se komuna ka bërë gati planin operacional për mirëmbajtjen e rrugëve dhe tashmë ato janë të kalueshme dhe pa probleme, njofton Klan Kosova.
“Komuna që një kohë ka bërë gati planin operacional për mirëmbajtjen e rrugëve, dhe sot edhe pas parashikimeve të motit të gjitha kompanitë kanë qenë në gatishmëri edhe pse me sasi të vogla të borës nuk ka pas telashe në shumicën e qytetit.
Vështirësi janë lajmëruar në rrugët Vëllezërit Fazliu, Xheve Lladrovci, Fshati Ndërkombëtar dhe Enver Maloku por tashmë janë të kalueshme dhe pa probleme.
Ngrica nga temperaturat do të ketë gjatë gjithë dimrit, dhe bora nuk mund të pastrohet para se me ra, prandaj vozitësit duhet të ja përshtatin shpejtësinë kushteve atmosferike dhe ti shmangin lëvizjet me goma të verës. Kjo vlen posaqërisht në mëngjes për shkak të mungesës së qarkullimit gjatë natës dhe tempertaruva shumë të ulta (ku as kripa nuk ndihmon) dhe duhet të shtohet kujdesi.
Për çdo vështirësi lajmëroni në 080012233 dhe 080012244”.
Ndërsa për reagimin e KMDLNj-së, Ahmeti nuk ka dashur të komentojë.
"P.S. e pash një reagim të Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut për borën në Prishtinë. Përderisa me kënaqësi lexoj gjihtmonë kritikat të drejtuara nga ne; kësaj radhe këtë kritikë nuk po e komentoj por po ju ftoj të gjithëve ta lexojnë këtë komunikatë nga OJQ për mbrojtjen e drejtave të njeriut nga shkeljet".