Lajmet e fundit

Banorët e Dragashit janë përballur me reshje të borës gjatë ditëve të fundit.
Atje meqë është komunë me 1300 metra lartësi mbidetare ka rënë borë edhe në prill që është diçka e rrallë për muajin prill.
Për pasojë blegtorët nuk po mund t`i qesin në kullosa bagëtitë e tyre.
Banorët opojas thonë se më parë dimri merrte më i ashpër por që nuk zgjaste deri në prill sikur sivjet, përveç në vitin 1967 që sipas një banori atë botë kishte rënë borë rreth 2 metra.