Bora ka triumfuar me rezultat 102-87 ndaj Proton Cable Prizrenit.
Ndonëse pa peshë sa i përket pozitave në tabelë, ky ballafaqim kampional ishte fantastik.
Në palestren “1 Tetori” në Prishtinë, vendasit ishin më të mirë në periodën e parë që përfundoi me rezutlat 26-22, or mysafirët u rikthyen në të dytën, duke e mbyllur atë 24-21 në favor të tyre, për rezultatin e pjesës së parë, 47-46, raporton Klankosova.tv.
Pjesa e dytë pastaj 'foli' vetëm për prishtinasit që i fituan dy fraksionet e radhës, 29-23 dhe 26-18.
Basketbollisti më i mirë i kësaj ndeshje ishte Adem Mekic, me 29 pikë, tetë kërcime e po aq asistime.
Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, prishtinasit do të luajnë në Play Out me humbësin e ndeshjeve finale të Ligës së Parë, Grapeland – KEK-u, për të vendosur se cila prej tyre do të jetë pjesë e elitës basketbollistike të Kosovës në edicionin 2025/26.
Ndërkaq ekipi prizrenas, duhet që të luftojë në Ligën e Parë, për t’u rikthyer pas një viti sërish në Superligë.
Bora – Prizreni po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!
[caption id="attachment_2541457" align="alignnone" width="2000"]

Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek superliga dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.