Lajmet e fundit

Shumë qytetarë dolën të dielën në Gërmi për ta shijuar motin me borë.
Kjo e fundit e krijoi parkun në një mini-pistë rrëshqitjeje për fëmijët.
Disa vetmas e disa në dyshe, këta kanë gjetur tatëpjeta për t'u argëtuar me saja, njofton Klankosova.tv
Dimri, megjithëse i vonuar sivjet, i ka gëzuar fort, pasi kanë si të kënaqen. Madje, këto pamje disa prindër i shpien kohë prapa, kur vetë ishin të vegjël.
Veçse qytetarët kërkojnë nga komuna një zgjidhje për qentë endacakë. Shumë prej tyre u panë mëngjesin e së dielës, për çka mund të shkaktojë pasiguri për t'i shfrytëzuar bukuritë e Gërmisë.