Lajmet e fundit

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë paradites së të premtes në Rrugën e Kombit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Trashësia e borës ka shkuar në nivelin e 7 cm , ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në rrugë. Kompania të cilës i ka mbaruar kontrata prej 3 muajsh ka ndërhyrë me borëpastruese duke pastruar rrugën, përgjatë së cilës është hedhur dhe kripë.
Shtabi i Emergjencave Civile Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në zonat e thella malore.
Reshje bore ka pasur edhe në zonat e Dibrës dhe të Pukës, ndërkohë që nuk janë vërejtur probleme me qarkullimin.
Mesditën e së premtes reshjet e para të borës kanë nisur dhe në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, por pa krijuar probleme me rrugët/Ora.info/