Reshjet e shumta të dëborës që përfshinë veriun dhe jugun e Shqipërisë sollën problematika në disa zona.
Llogaraja u bë e pakalueshme mbrëmjen e së hënës nga dëbora dhe ngricat.
E njëjta situatë ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ku siç raporton korrespondenti ynë, policia nuk po lejon kalimin pa zinxhirë të automjeteve, shkruan Top Channel.
Dëbora përfshiu edhe juglindjen. Në rrugët Qafë Thanë-Pogradec dhe Korçë-Dardhë, dëbora shkoi mbi 15 cm. Por, për momentin nuk janë akse të bllokuara.
Probleme kanë dhe disa akse në veri të vendit, ku zona e Thethit mbetet e bllokuar, ndërsa në Dibër disa rrugë kanë zënë shtresa akulli dhe kalimi bëhet me zinxhirë.
Edhe fshati Qarrishtë në Librazhd raportohet të jetë i bllokuar nga dëbora.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.