Lajmet e fundit

Ende pa filluar dimri, reshjet e borës kanë sjellë probleme në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Në këto fotografi të siguruara nga Klan Kosova, e të cilat janë publikuar nga një banor i këtij fshati, shihet se reshjet e borës, kanë vështirësuar qarkullimin rrugor në këtë rajon të Mitrovicës.
Po në këto foto vërehen edhe një furgon, që po thuaj se ka dalë nga rruga për shkak të borës.