Lajmet e fundit
Manuel Pellegrini ka vendosur që të ketë vetëm një sulmues deri tani, por lojtari i Bregut të Fildishtë thotë se do të donte të luante krah argjentinasit.

Wilfried Bony do të donte të kishte mundësinë për të luajtur më shumë krah Sergio Agueros këtë sezon.
Bony është në formë pasi ka shënuar katër gola në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Por ai do të donte që të kishte më shumë minuta krah Sergio Agueros.
“Vitin e shkuar kemi luajtur më shumë ndeshje bashkë, por këtë sezon pak minuta kemi pasur”.
“Ai është sulmues i madh. Vrapon dhe është shumë i shpejtë, ndërsa unë luaj më shumë afër portës. Mendoj se mund të luanim bashkë, por varet nga trajneri”.