Lajmet e fundit
Mbrojtësi italian ka dhënë arsyen e largimit të tij nga Torino për tek rivali nga Serie A, Milan

Leonardo Bonucci ka thënë se u largua nga Juventus sepse më nuk ndjehej person i rëndësishëm në skuadër.
Mbrojtësi 30 vjecar bëri një kalim shokues tek Milan, ndërsa ishte spekuluar se ishin raportet e këqija me Massimiliano Allegri arsye e vendit të tij.
"Normalisht që kemi pasur diskutime, sepse unë jam person që e them të vërtetën ashtu sic është'.
"Kalimi im mund t'i ketë befasuar njerëzit, por ishte një gjë që duhej të ndodhte".
"Për të dhënë më të mirën nga vetja unë duhet të ndjehem i rëndësishëm, por nuk e kisha këtë ndjenjë tek Juventus për një kohë".