Mbrojtësi italian ka thënë se gjyqtari kryesor i ndeshjes ndikoi në humbjen e skuadrës, pasi në dy raste mund të përjashtonte me të kuq kundërshtarët, gjë që të cilën nuk e bëri
Leonardo Bonucci është shfaqur i mërzitur për humbjen e Italisë në Suedi, por më tepër është i acaruar me vendimet e gjyqtarit Cüneyt Çakır.
Mbrojtësi i Milan pas ndeshjes deklaroi se Ola Toivonen ishte për karton të kuq, që në fillim të lojës, pasi për një ndërhyrje të ngjashme është ndëshkuar vet ai në Serie A.
“Toivonen duhet të kishte dalë me të kuq, që në fillim të lojës. Një gjyqtar me autoritet do ta kishte bërë, por Cakir kishte frikë t’i ndëshkonte suedezët. Suedezi më theu hundën, pas vetëm 30 sekondash lojë".
"Pastaj Berg, i cili mori zemër nga faljet e njëpasnjëshme të arbitrit, vijonte të godiste me bërryl çdonjërin prej nesh. Suedia duhet të ishte me 9 futbollistë, që kur ndeshja ishte ende 0-0”.
Italia u mposht në udhëtim nga Suedia me rezultat minimal 0-1, ndërsa ndeshjen e dytë në kuadër të Play Off për Botërorin Rusia 2018 e luan pas dy ditësh në San Siro.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.