Lajmet e fundit
Mbrojtësi që kaloi shtatë sezone në Juventus duke qenë një prej futbollistëve më meritor në gjashtë Scudetto të njëpasnjëshme do të ndërrojë shtëpi

Leonardo Bonucci është transferimi më i fundit i këtij afati kalimtar tek gjiganti italian Milan.
Kështu raporton Gianluca di Marzio, sipas të cilit, mbrojtësi do të transferohet në San Siro për 40 milionë euro.
Bonucci pritet që sot të mbërrijë në Milano për të finalizuar marrëveshjen me klubin e ri.