Lajmet e fundit

Kënga “Bonbon” e Era Istrefit tashmë ka prekur majat më të larta botërore.
Përveç që ky projekt muzikor u këndua e u stërkëndua në stile të ndryshme, gjuhë e vende, ajo po përcillet edhe me tupan, njofton Klan Kosova.
Në një video që është publikuar në youtube, mund ta dëgjoni “bonbonin” nën versionin e tupanit, që përcjellë këngën në çdo ritëm.
Kujtojmë që Era përveç kontratës që e ka lidhur me Sony Music, suksesi i saj jashtë kufijve shqiptar është duke vazhduar dita ditës.