Lajmet e fundit

Që kur Era Istrefi publikoi këngën e saj më të fundit “Bonbon”, ajo u shndërrua në hit në të gjitha trojet shqiptare, njofton Klan Kosova.
Por se ky projekt muzikor del të dëgjohet e të bëhet hit edhe jashtë trojeve tona, pak kush e ka menduar.
Sot “Bonbon” dëgjohet anë e mbanë botës!
Një tjetër destinacion ku është dëgjuar kjo këngë pothuajse çdo ditë, është Austria, njofton Klan Kosova.
Një lexues i klankosova.tv ka dërguar një video të shkurtër në të cilën dëgjohet kënga e Erës në radio Energy të Austrisë.
Ai ka treguar se “Bonbon” pothuajse çdo ditë bën pjesë në këtë radio.
Vetëm para pak ditësh, Era ishte e ftuar edhe njërin prej kanaleve më të mëdha në Gjermani, Pro Sieben, ku solli një performancë të shkëlqyer.