Lajmet e fundit

Ish-Kryeministri grek, Lucas Papademos është plagosur rëndë nga një shpërthim brenda makinës së tij, në Athinë.
Sipas disa informacioneve, thuhet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një pako-bombë. Papademos, 69-vjeçar u emërua kryeministër në nëntor të vitit 2011 mes trazirave politike dhe ekonomike. Ai shërbeu në atë post deri në maj të vitit 2012.
Papademos ka shërbyer gjithashtu si nënkryetar i Bankës Qendrore Evropiane.
Kryeministri aktual Alexis Tsipras, i cili po merr pjesë në një samit të NATO-s në Bruksel, është i informuar për incidentin, tha agjensia greke e lajmeve ANA.
Papademos dhe shoferi i tij, i cili nuk është emëruar, thuhet se u dërguan në Spitalin Evangelismos, dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klan Kosova.