Lajmet e fundit

Të paktën 60 persona kanë vdekur pas katër shpërthimeve të bombave që ndodhën në kryeqytetin irakian, Bagdad.
Sulmi i parë dhe më vdekjeprurësi ndodhi në një treg të hapur në zonën Shaab e banuar kryesisht me mysliman shiit,
Dy bombat tjera goditën pjesën veriore të zonës Sadr City, dhe tjetra eksplodoi në Rashid., zona këto të banuara me popullatë shumicë shiite.
Grupi xhihadist Shteti Islamik tha se e ka kryer sulmin në Shaab.
Më shumë se 100 civilë janë plagosur në këto sulme, kanë thënë mjekët.
ISIS i cili kontrollon pjesë të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor, ka në shënjestër shiitët, të cilin i konsideron si jobesimtarë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.