Lajmet e fundit

Dy sulme me bomba në veri-lindje të Nigerisë kanë lënë të vdekur të paktën 42 persona dhe mbi 100 të plagosur.
27 persona humbën jetën kur në shënjestër të një bombe ishte një xhami e sapohapur në qytetin e Yola-së.
Më parë, në një sulm vetëvrasës që ndodhi në Maiduguri vdiqën 15 persona.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por grupi islamik Boko Haram ka kryer shumë sulme në këtë zonë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.